Lacazette shkëlqen – qysh në ndeshjen e parë me Lyonin
Publikuar:
(05.08.2022 23:19:17)

Në Francë është rikthyer pas gjashtë viteve.
Por, i mjaftoi vetëm një ndeshje që të shënonte gol.
Alexandre Lacazette – ka realizuar në rikthimin e tij në Lyon – në takimin hapës të Ligue 1, ndaj AC Ajaccio.
Qendërsulmuesi 32 vjeçar – realizoi nga pika e bardhë në minutën e 22-të dhe “Groupama Stadium” shpërtheu në festë.
Në total, ky ishte goli i 101 i Lacazettes me fanellën e Lyonit.
Teksa, ndeshja përfundoi me rezultat 2-1.
Skuadra me traditë – po synon që në këtë kampionat të zë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi sezonën e kaluar e mbylli në pozitën e shtatë./Shqip.com