Sport Ndërkombëtar

Lacazette merr lamtumirën nga Arsenal

Erdhi nga Lyon për të bërë histori me klubin nga Londra.

Se sa e përmbushi qëllimin e transferimit të tij, nuk mund të thuhet, pasi ka vetëm një FC Cup të fituar dhe një Community Shield.

Megjithatë, Arsenali i është shprehur mirënjohës francezit duke i dhënë lamtumirën edhe zyrtarisht.

“Faleminderit për gjithëçka Alecandre Lacazette”, shkroi klubi në Twitter.

Sulmuesi arriti kuotën e 71 golave në 201 paraqitje për Topçinjtë në të gjitha garat.

Lacazette, Arsenal

Tani, ai është afër rikthimit te klubi ku u rrit dhe u zhvillua.

Transferimi i tij në “Parc Olympique Lyonnais” nuk do t’i kushtojë asgjë klubit francez, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor të këtij viti.

Përndryshe, Lacazette iu bashkua Arsenalit në verën e vitit 2017, për shumën prej 53 milionë eurosh.

Lacazette, Lyon

Francezi ka 31 vite dhe rikthimi i tij në Francë do të garantonte një zëvendësues të tij për klubin e Mikel Artetas. /Shqip.com