Lacazette e quan vëlla Xhakën, pas fitores në derbin e Londrës veriore

Granit Xhaka pati një tjetër paraqitje fantastike, në fitoren e Arsenalit përballë Totteham.
Mesfushori madje shënoi edhe një gol në këtë ndeshje.
Përkrahje për Xhakën ka shfaqur ish-shoku i skuadrës, Alexandre Lacazette.
Lacazette ka publikuar një foto me mbishkrimin në gjuhën shqipe “Vëllai im”.

Sulmuesi francez ka luajtur për disa vite me Xhakën te “The Gunners”, por u largua nga “Emirate Stadiume” këtë verë për t’iu bashkuar Lyonit.
Arsenali fitoi përballë Tottenham me rezultat 2:1.
Thomas Partey shënoi një super gol, derisa Gabriel Jesus dyfishoi epërsinë.
Xhaka e hoqi dilemën e fituesit, pasi finalizoi një aksion të ndërtuar mirë për rezultatin përfundimtar 3:1.
Xhaka the redemption of Arsenal. pic.twitter.com/Ybw4fayhwA
— Kanishk Ramkumar (@Artetathings) October 1, 2022
Arsenal e ruan vendin në krye të tabelës me 21 pikë, kurse Tottenham është i treti me 17 sosh./Shqip.com