Sport Ndërkombëtar

Lacazette dhe Arsenali mund t’i ndajnë rrugët

Alexandre Lacazette

Kontratën nuk e ka vazhduar ende.

Dhe duket që e ardhmja e tij do jetë larg nga ishulli.

Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette është në bisedime me disa skuadra tjera – për një transferim të mundshëm.

Këtë e ka bërë të ditur – vetë futbollisti përmes një interviste në “Canal Plus”.

GW26 Differentials: Alexandre Lacazette
Alexandre Lacazette

“Jam në diskutime me shumë klube. Unë jam i hapur”.

Teksa, shtoi se “nuk i kam ndërprerë kurrë kontaktet me Lyonin që kur jam larguar. Përpiqem të kthehem në klub një ose dy herë në vit për të parë stafin mjekësor sepse jemi shumë afër. Lyon e di që unë jam i lirë, ata kanë informacionin tim”.

Laca – ka zhvilluar 25 ndeshje në Premierligë këtë sezon – por ka realizuar vetëm katër gola.

Win a VIP matchday experience at Arsenal v Burnley | Competition | News |  Junior Gunners | Arsenal.com
Alexandre Lacazette

Më mirë qëndron në asistime – sepse numëron shtatë të tilla.

30 vjeçari – kishte barkuar në “Emirates Stadium” në vitin 2017 dhe për shumën e tij – “gunners” kishin paguar rreth 50 milionë euro. /Shqip.com