Lajme

Laçak takohet me Osmanin, flasin për zgjedhjet në Veri

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Lajçak ka thënë se me Osmanin kanë folur lidhur me zhvillimet e fundit në dialog, për zgjedhjet në Veri të Kosovës dhe për takimin e fundit në Bruksel.

“Folëm për zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në Veri të Kosovës dhe takimin e fundit që prita në Bruksel”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

/Shqip.com