Rozë

Labi shtroi mëngjesin në sofrabez: Kështu kemi ngrënë me dajë e axhallarë, ka pas vend për krejt

Labinot Tahiri në postimin e tij të fundit është rikthyer pas në kohë.

Këngëtari kosovar i cili është shumë aktiv në rrjetet sociale, ka postuar një video ku është shfaqur duke ngrënë mëngjesin në ‘tokë’ e shtruar në sofrabez.

Gjithë këtë ai e bëri me qëllim që t’iu tregojë gjeneratave të reja se çfarë harmonie ka pasur në kohën kur kanë ngrënë të gjithë së bashku.

“Mirëdita, ju boftë mirë dreka ka do që jeni në familjet e juaja kudo që jeni në restorante gjithandej, sot i kemi krejt tavolinat i kem ka gjashtë karriga e 12 a më shumë, por shumë shpesh e preferoj me ia kujtua gjeneratës së re se kështu kur kemi hëngër kemi qenë shumë të lumtur sepse ka pas vend për krejt, ka pas vend për daj, për axhallar, halla e teze, gjyshërit tanë e prindërit tanë. Po du me iu thanë që është mirë nganjëherë me u e kthye te shpija edhe me sofrabez qysh i thoshim përpara edhe rrafsh keshtu kamë kryq edhe me kry drekën, mëngjesin edhe darkën, ju kujtohet ka pas vend për krejt, më bëftë mirë mu e bujrum juve e najherë hajmë bashkë qeshtu”, tha Labi në video.

Ai po ashtu nuk harroi t’i përshëndes gjithë shqiptarët kudo që janë, veçanërisht ata në Diasporë./Shqip.com