Rozë

Labi: Policët i dalin në ndihmë Kosovës pa asnjë çmim, nuk kanë as sigurim shëndetësor

Labinot Tahiri këngëtari nga Ferizaji është ndër ata emra të skenës që marrin vëmendje edhe për përfshirjen në çështjet aktuale në vend.

Pas situatës së tensionar në veri të Kosovës, Labinot Tahiri ka bërë një shkrim në facebook ku ka lavdëruar punën e policisë së vendit.

Në përshkrim mes tjerash, ai ka vënë në dukje se si policët nuk kanë akoma sigurime shëndetësore dhe se po i dalin në ndihmë Kosovës pa asnjë çmim.

Postimi i plotë i Labinot Tahirit – Labit (pa ndërhyrje):

“POLICIA JONË,

E meritojnë jetën më të mirë se sa familja ime, e po ashtu, edhe sa ju që jeni në kuvend.

Sot, këta polic, nuk kanë as sigurim jetësor derisa ate shendetësorë e paguajnë vet, dhe sot , ata na dalin zot neve dhe Kosovës pa asnjë çmim, e çmimi i vetëm është ; që ndonjeri nga ta nesër edhe mund të mos kthehët në shtëpi!

Larg qoftë e Zoti i ruajt.

POLICIA JONË , ZOTI JU RUAJT E JU

BEKOFTË NË ATDHEUN E PËRBASHKËT QË KEMI

KOSOVA E SHQIPËRISË.

Me respekt, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë”. /Shqip.com