Sport Ndërkombëtar

“La Masia” i dhuron tre pikë Barcelonës

Barcelona

“La Masia” i ka dhuruar tre pikë Barcelonës.

Pas disa rezultateve negative dhe vuajtjeve, fitorja është rikthyer te katalunasit.

Ata kanë mposhtur Elchen – me rezultat të ngushtë 3-2.

Pas vetëm 16-të minutave lojë, ishte Jutgla që i dhuroi epërsinë katalunasve, pas një asistimi të dhënë nga Osumane Dembele.

Kurse, pas vetëm tre minutave, pas një veprimi magjik, Gavi e dërgoi topin në rrjetë për të dyfishuar epërsinë.

https://twitter.com/TahaTariq_/status/1472268020198555648?s=20
Goli i shënuar nga Gavi

Por, kur nuk pritej fare, mysafirët arritën që të ktheheshin në lojë.

Për vetëm dy minuta (62 dhe 63), ata shënua dy herë, për ta barazuar rezultatin në 2-2 dhe për ta bërë këtë takim një dramë në vete.

Teksa u mendua se ndeshja do përfundonte me barazim, në “skenë” doli edhe një “diamant” i dalë nga “La Masia”.

Nico Gonzalez e tundi rrjetën e kundërshtave , pesë minuta para se të përfundonte takimi dhe festa shpërtheu në “Camp Nou”.

https://twitter.com/Mf4ct6wMi2np6zt/status/1472284196282540047?s=20
Goli i shënua nga Nico

Përkundër kësaj fitore, Barca mbetet shumë prapa “luftës” për titull.

Blaugranët tashmë kanë grumbulluar 27 pikë, 15-të më pak se Real Madrid që është lider në futbollin elitar të Spanjës.

Për Barcelonën kjo fitore është një sinjal pozitiv që po rikthehen në rrugën e duhur.

Në anën tjetër, Elche mbetet në vendin e 16-të, me vetëm 15-të pikë të zhvilluara./Shqip.com