Sport Ndërkombëtar

La Liga publikon kalendarin, ja kur zhvillohet “El Clasico”

La Liga ka zbuluar sot kalendarin për sezonin e ri, me spektaklin që pritet të jetë i garantuar.

Kampionët e Barcelonës do të luajnë ndeshjen e parë në udhëtim te Getafe, ndërsa Reali gjithashtu luan si mysafir, kundër Athletic Bilbaos.

Atletico e Madridit do të presë në shtëpi Granadën e Myrto Uzunit, me sulmuesin shqiptar që e nis kampionatin me një sfidë të vështirë.

Ndërsa, Mallorca e Vedat Muriqit, në javën e parë do të jetë mysafire e Las Palmas.

Sa i përket “El Clasicos” midis Barcelonës dhe Realit, ndeshja e parë do të luhet në “Camp Nou”, më 29 tetor 2023, ndërsa tjetra do të luhet më 21 prill 2024, në “Santiago Bernabeu”.

Java e parë:
Almeria – Rayo Vallecano
Athletic Bilbao – Real Madrid
Atletico Madrid – Granaada
Celta Vigo – Osasuna
Sevilla – Valencia
Las Palmas – Mallorca
Getafe – Barcelona
Villarreal – Betis
Sociedad – Girona
Cadiz – Alaves

/Shqip.com