Sport Shqiptar

La Liga kujton golat e Vedat Muriqit (VIDEO)

Vedat Muriqi ishte figura kryesore e skuadrës së Mallorcas në sezonin e kaluar, duke i ndihmuar ata që të pozicionohen në vendin e nëntë me 50 pikë.

Në këtë drejtim, sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës kontribuoi me 15 gola, shifër kjo që e vendosi atë në listën e top pesë golashënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll.

Kontributi i tij po vazhdon të vlerësohet nga Mallorca që do t’ia besojë atij udhëheqjen e sulmit edhe në sezonin e ri.

Sot, faqja zyrtare e La Ligas ka ndarë videon me përmbledhjen e 15 golave të Muriqit.

/Shqip.com