La Lakers fitojnë edhe pa James në parket

Sezoni i ri në NBA është duke sjellë ndeshje dinamike, me shumë befasi.
Të martën, janë zhvilluar disa përballje derbi, në kuadër të gjiros së katërt, shkruan Shqip.com.
Një ndeshje me shumë “drama” u zhvillua ndërmjet Los Angeles Lakers dhe San Antonio Spurs, ku fitues dolën vendasit me rezultat të ngushtë 125-121.
Pa, LeBron James në parket, Lakers u desh të mundoheshin shumë për të arritur deri te fitorja, ndërsa “barrën” kryesore të ekipit e pati, Anthony Davis.
Davis, e mbylli ndeshjen me 35 pikë, 17 bllokada dhe katër asistime. Por, përkundër kësaj paraqitje fenomenale, ai e pësoi një lëndim, i cili nuk dihet ende nëse do e mbajë për shumë kohë larg nga parketi.

Ndërsa, te kundërshtarët, paraqitje të mirë zhvilloi Dehounte Murrray, me 21 pikë, 12 topa të vjedhur dhe 15 asistime.
Për, Lakers kjo ishte fitorja e dytë në këtë sezonë – krahas dy humbjeve, ndërsa për kundërshtarët ishte disfata e tretë.
Në, takimin tjetër, Philadelphia 76ers është mposhtur në shtëpi nga New York Knicks, me rezultat 99-112.
Mysafirët janë duke kaluar formë të mirë, pasi kjo ishte fitorja e tretë këtë sezonë, në katër ndeshje të zhvilluara.
Basketbollisti më i dalluar në parekt ishte Julius Randel me 16 pikë, 11 bllokada dhe shtatë asistime.
Ndërsa, te ekipi vendas, ndeshje të mirë pati, Tobias Harris me 23 pikë, nëntë bllokada dhe nëntë asistime, por që nuk ishin të mjaftushme për të shmangur humbjen e dytë.
Në takimet tjera u shënuan këto rezultate:
Golden State Warriors 106 – 98 Oklahoma City Thunder
Huston Rockets 106-116 Dallas Mavericks
Denver Nuggets 110-122 Utah Jazz /Shqip.com