Kyrgios fiton titullin e parë, pas tre viteve
Publikuar:
(08.08.2022 08:46:35)

Australiani, Nick Kyrgios, ka fituar Citi Open pasi mposhti në finale Yoshihito Nishioka të Japonisë 6-4 6-3.
Fitorja për nënkampionin e këtij viti të Wimbledon jep titullin e parë të ATP Tour që nga viti 2019 në të njëjtin event në Washington në Shtetet e Bashkuara.

27-vjeçari nuk e hoqi shërbimin në të gjithë turneun.
Ai do të kthehet në fushë të hënën për të luajtur së bashku me amerikanin Jack Sock në finalen e dyshe për meshkuj.

Ai ngjitet nga vendi 63 në 37 në renditjen e ATP-së pas titullit të tij të shtatë në karrierë.
US Open fillon më 29 gusht në Nju Jork./Shqip.com