Rozë Ndërkombëtar

Kylie Jenner konfirmon shtatzëninë e dytë përmes një video

Kylie Jenner,

Kylie Jenner ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me të dashurin Travis Scott.

Ajo këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram ku shfaqte shikimin e saj në barku ne saj në rritje, shkruan DailyMail.

Miliarderja 24-vjeçare e kozmetikës nuk e zbuloi gjininë e fëmijës së saj të dytë në videon e së martës.

“A jeni gati për të shkuar te mjeku i mamit?”, pyet Kylie, të cilës Stormi i përgjigjet: “Po!”.

Duke ua treguar fansave udhëtimin emocional, Jenner përfshiu pamjet aktuale nga takimi në videon e Instagramit.

Raportimet se Jenner ishte shtatzënë qarkulluan për herë të parë në gusht, por asnjë person nga familja Kardashian-Jenner nuk doli për të konfirmuar ose mohuar lajmin.

Travis dhe Kylie janë takuar që nga viti 2017, dhe mirëpritën në jetë vajzën e tyre të parë, Stormi në vitin 2018.

Konfirmimi i Jennerit në Instagram vjen vetëm disa javë pasi burimet e brendshme zbuluan se ajo ishte përsëri shtatzënë. Përfaqësuesi i saj për media nuk pranoi të komentojë kur u kontaktua nga DailyMail në kohën e raportimit./SHQIP.com