Sport Ndërkombëtar

Kylian Mbappe në një lidhje me Kim Kardashian?

Ylli i Paris Saint-Germain (PSG) Kylian Mbappe u pa duke festuar me disa të famshëm në festën luksoze të miliarderit Michael Rubin në Ditën e Pavarësisë.

Të pranishëm ishin dhe shumë yje nga bota sportive.

Mbappe, i cili kohët e fundit është rishfaqur në radarin e Real Madridit, bëri foto me legjendën e NFL dhe kampionin shtatë herë të Super Bowl, Tom Brady.

Ai u pa edhe me superyjet e NBA-së Joel Embiid dhe James Harden, si dhe me aktorin britanik James Corden.

Por pasi pamjet e festës u shpërndanë në internet, ajo çka tërhoqi vëmendjen e fansave ishte një video e Mbappe së bashku me Kardashian.

Menjëherë pas publikimit të videos fansat spekuluan se ka diçka mes yllit të PSG dhe influencueses Kim Kardashian.

/Shqip.com