Sport Ndërkombëtar

Kylian Mbappe – me shumë rekorde mbi supe

Kylian Mbappe

Rekordet janë bërë rutinë për të, ani pse është vetëm 22 vjeçar.

Kylian Mbappe po vazhdon të mahnisë botën e futbollit.

Sulmuesi francez, shënoi edhe dy gola ndaj Club Brugge, në ndeshjen e zhvilluar të martën, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Mbappe, tashmë është autor i 31 golave në garën më të fortë në Evropë.

Ylli i parisienëve është bërë lojtari më i ri që shënon mbi 30 gola në histori të këtij kompeticioni. (22 vite e 352 ditë).

Kështu, ai e ka kaluar rekordin që deri më tani është mbajtur nga shoku i tij i skuadrës, Leo Messi.

Transfers: Kylian Mbappé would be followed by Manchester United for 2022 -  Archysport
Kylian Mbappe

Por, kjo nuk është e gjitha.

Numri shtatë, ka regjistruar edhe 20 asistime është i përfshirë në 51 gola në 51 ndeshje të këtij kompeticioni.

Ndërsa, në këtë sezonë, ka realizuar katër gola dhe ka regjistruar gjashtë asistime.

Formë të jashtëzakonshme po shijon edhe në Ligue 1, ku ka shënuar shtatë gola ka ndihmuar me tetë asistime – në 16-të ndeshje të zhvilluara.

Mbappe ka kontratë me PSG-në, vetëm deri në vitin 2022 dhe në verën e ardhshme mund të largohet si transfer i lirë – me parametra zero. /Shqip.com