Rozë

Ky ishte amaneti të cilin Burbuqe Berisha ia kishte lënë Gold Ag-s

Gold AG-reperi

Regjisorja Burbuqe Berisha, ka ndërruar jetë të mërkurën nga sulmi në zemër.


Artistët kosovar kanë shprehur ngushëllime, duke theksuar që vdekja e saj është humbje e madhe për Kosovën.

Së fundi e ka bërë edhe këngëtari Gold Ag, i cili ka zbuluar amanetin që regjisorja i kishte lënë në takimin e fundit të tyre.

“Herën e fundit kur u pamë në fakultet më the: Më ka porosit një djalë i ri me të pa, ishte i sëmurë në spital e shumë po të dojke. Të thashë kur të duash profesoreshë.

Por caktimi i Zotit paska qenë që ti sot të ndahesh nga kjo botë kalimtare. Do të mundohem ta gjejë atë djalë e ta çoj amanetin në vend. Zoti të mëshiroftë Buqe”, ka thënë ai.

Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com