Lajme Botë

Ky është vendi i parë në botë që e bën të detyrueshme vaksinën kundër COVID-19 për fëmijët

Kosta Rika është bërë vendi i parë në botë që i ka bërë të detyrueshme vaksinat kundër Coronavirusit për fëmijët.

Ilaçi do t’i bashkohet listës së gjerë të vaksinimeve bazë të fëmijërisë që tashmë kërkohet me ligj, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Vendi nënshkroi një marrëveshje me Pfizer për të marrë doza për të filluar vaksinimin e të gjithë fëmijëve nën 12-vjeç nga marsi 2022.

Në fillim të kësaj jave, organet rregullatore shëndetësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës miratuan vaksinën Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshës pesë deri në 11-vjeç.

Shumica e fëmijëve nuk kanë gjasa të sëmuren rëndë nëse infektohen me COVID-19, por mund të jenë akoma infektues, edhe pa simptoma. Vaksina mund të ndihmojë në ndalimin e përhapjes së virusit te të tjerët.

Marrëveshja e Kosta Rikës me Pfizer do të bëjë që ajo të marrë 3.5 milionë doza, nga të cilat 1.5 milionë do të rezervohen për ata të moshës 5 deri në 11-vjeç. Të tjerat do të jenë për dozat e treta që do t’u jepen personave të parë, popullatës së moshuar dhe njerëzve me imunitet të dobët.

Vendimi i SHBA-së për të miratuar vaksinën Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshës pesë deri në 11-vjeç ka hapur rrugën për 28 milionë të rinj amerikanë për t’u vaksinuar./SHQIP.com