Rozë

Ky është urimi i Arbana Osmanit për shtatzëninë e Einxhel

Prej ditësh Einxhel dhe Dagz janë përfolur se po bëhen prindër, ani pse këto thashetheme fillimisht u mohuan nga çifti.

Teksa mbrëmë ishte vet Einxhel ajo e cila publikoi një video ku shfaqi barkun e rrumbullakosur duke konfirmuar shtatzëninë.

Urime të shumta morën nga personazhe të ndryshme publike.

Por nuk kishte si të mungonte edhe një urim nga moderatorja Arbana Osmani.

“Lajmi i bukur i Einxhel dhe Dagz më rikujtoi sot se çfarë emocionesh të mëdha e të vërteta ka sjelle ky Big Brother për të gjithë ne; dhe që edhe pse kanë kaluar gati 6 muaj nga perfundimi, me historite e bukura qe vazhdojnë, vazhdon të emocionojë edhe sot.”, ka shkruar Arbana në postimin e saj

Einxhel dhe Dagz filluan romancën brenda shtëpisë së famshme të Big Brother Vip./Shqip.com