Sport Shqiptar

Ky është stadium ku Kosova luan me Bjellorusinë në Budapest

Kryeqyteti hungarez, Budapesti do të jetë vendi nikoqir i ndeshjes Bjellorusi – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Federata e Futbollit e Bjellorusisë nëpërmjet një shkrese zyrtare e ka njoftuar FFK-në se kjo ndeshje do të zhvillohet më 19 qershor në stadiumin “Szusza Ferenc” në Budapest.

Stadiumi ka një kapacitet prej 12.600 ulëseve ndërsa aty luan skuadra hungareze Ujpest. Kosova shpreson se ky stadium do të jetë më fat dhe do të marrë pikë maksimale nga ky udhëtim.

Tri ditë para kësaj ndeshje, Dardanët do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Rumanisë.

/Shqip.com