Rozë

Ky është prezantuesi i njohur nga Kosova që do të hyjë sonte në BBVA

Big Brother VIP është shndërruar në një nga formatet më të ndjekura të momentit.

Fansat janë lidhur aq shumë më  banorët brenda – sa edhe pas daljes jashtë janë duke vazhduar që t’i kërkojnë ata.

Aktori i humorit Elvis Pupa, ka trazuar rrjetin me një postim të bërë së fundmi, ku ka lënë shumë dyshime për rikthimin e tij në ekranet shqiptare.

Por, banori i radhës që sonte do të bëhet pjesë e BBVA është prezantuesi dhe ish-basketbollisti i njohur nga Kosova është Shpat Kërleshi.

Shpati vjen nga qyteti i Gjakovës dhe është prezantues në emisionin “Për ditë të mbarë” që transmetohet në RTV21.

/Shqip.com