Rozë Ndërkombëtar

Ky është mashkulli më seksi në botë për vitin 2021

Paul Rudd

Paul Rudd është shpallur “Mashkulli më seksi në botë” në vitin 2021 nga revista People .

Rudd – i njohur për rolet e tij kryesore në filmat e Marvel ’s Ant-Man , This is 40 , dhe Clueless – u zbulua si fituesi i këtij viti në The Late Shoë me Stephen Colbert të martën mbrëma (9 nëntor).

Në një intervistë me People , aktori tha se gruaja e tij Julie, ishte “e habitur” kur kuptoi lajmin, shkruan Indepedent.

“Pas disa qeshjeve dhe tronditjeve, ajo ishte shumë e lumtur.

Rudd vuri në dukje se shumë njerëz, si gruaja e tij, ndoshta do të befasohen nga vota e revistës.

Ai tha: “Unë kam një vetëdije të mjaftueshëm për të ditur se kur njerëzit dëgjojnë se jam zgjedhur për këtë, ata do të thonë: “Çfarë?”

Për mënyrat e tjera në të cilat jeta e tij mund të ndryshojë pasi u votua si mashkulli më seksi i vitit 2021, Rudd bëri shaka: “Unë mendoj se do të jem shumë më tepër në jahte./SHQIP.com