Ky është klubi i ri i Armando Sadikut
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku është transferuar te skuadra spanjolle, Las Palmas, shkruan Shqip.com.
Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll përmes rrjetit social “Facebook”.
Vetëm një ditë pasi ka shkëputur kontratën më klubin e Bolivarit, Sadiku ka gjetur menjëherë klubin ku do të vazhdojë karrierën.
Sulmuesi 30-vjeçar rikthehet në kampionatin spanjoll vetëm pas një viti, sezon në të cilin gjysmën e kaloi në kampionatin turk te Erzurumspor dhe gjysmën tjetër te Bolivari në Amerikën e Jugut, ku nuk arriti të lë gjurmë në asnjërën skuadër.
Pikërishtë në Segunda Division, reprezentuesi shqiptar kishte bërë paraqitje të mira me Malagan në edicionin 2019/20, ku kishte shënuar 13 gola në 36 paraqitje për ta./Shqip.com