Sport Shqiptar

Ky është goli i Berishës kundër Eintracht Frankfurtit(VIDEO)

Futbollisti me prejardhje kosovare, Mërgim Berisha po vazhdon të shkëlqejë në Bundesliga me skuadrën e tij, Augsburgun.

Berisha realizoi sot golin e parë të ndeshjes mes Augsburgut e Eintracht Frankfurtit, duke e kaluar skuadrën e tij në epërsi qysh në minutën e parë të ndeshjes.

Berisha shënoi për 1:0 në minutën e 1’, gol ky i cili ishte i katërti për të në Bundesliga.

Në total, Berisha këtë sezon ka arritur të bëjë tetë paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar katër gola dhe katër asistime mbi emrin e tij.


/Shqip.com