Rozë

Ky është dedikimi i Elitës për Gjikon në përvjetorin e martesës

Elita Rudi dhe Gjiko

Këngëtari Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi sot festojnë përvjetorin e martesës.

Lidhur me këtë datë moderatorja ka bërë një dedikim të veçantë për bashkëshortin me anë të disa InstaStory.

“Je i vetmi që dua të mërzisë gjithë jetën. Dua të ecim përdore kur të jemi 80 vjeç dhe të themi: “Ia dolëm”. Këta sy, i dashur…nuk gënjejnë kurrë!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Gjiko dhe Elita janë prindër të dy fëmijëve, të djalit Zëri dhe vajzës Bota.