Rozë

Ky është çifti i radhës në Për’puthen

Ka kohë që i kishin shprehë ndjenjat njëri-tjetrit, ani pse vazhdonin të rrinin ende në program.

Por eksperienca e bukur në emisionin e dashurisë mori fund mbrëmë në Për’puthen.

Erioni djali nga Kosova ishte ai që u kujdes t’i bëjë surprizë një këngë dedikuar Mikelës për t’i bërë propozim romantik.

View this post on Instagram

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

Me një skenë të përgaditur në mënyrën më të bukur, ata janë larguar nga programi si çift.

Ky është çifti i tretë i këtij sezoni të Për’puthen, por se sa do t’iu zgjasë jashtë mbetet të shihet.

Javë më parë ishin Florjana dhe Bruno ata që u deklaruan për njëri-tjetrin dhe janë duke vazhduar ende lidhjen jashtë programit./Shqip.com