Rozë

Ky është banori me të cilin Stresi nuk do të donte të takohej kurrë

Mbrëmë në Big Brother ka qenë darka e finalistëve.

Banorët janë përgjigjur në pyetjet e publikut, ku njëra nga to ishte pikante për Stresin.

Trego tre emra të cilët pasi të dalësh nuk dëshiron t’i takosh”, ku reperi përmendi emrin e Himenës.

“Jam njeri social dhe jam një djalë që kthem pas çdolloj debati, keqkuptimi, pra jam i kthyeshëm qysh kanë thanë edhe tjerët. Do të thoja një banorë të cilin realisht nuk do të doja të dija as që ekziston, i uroj shëndet, e përpos shëndetit. Zot m’fal. E që nuk do të doja ta takoja, ka qenë një vajzë, një bionde që ka dal para disa kohësh, Minena a qysh e ka (emrin)”, ka thënë Stresi

/Shqip.com