Rozë

Ky është banori i BBVK-së të cilin e mbështet Fisnik Syla

Fisnik Syla

Stresi është një ndër banorët më të komentuar në Big Brother VIP Kosova.

Ai ka arritur që famën që ka ta shfrytëzoje shumë mirë, madje ka fituar edhe shumë mbështetës tjerë.

Mirëpo, përveç fansave ai ka mbështetje të madhe edhe nga shumë figura publike.

Bëhet fjalë për sipërmarrësin e njohur Fisnik Syla, i cili ka qenë i njohur edhe si ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina.

“Miku im i kahmotshëm dhe i përjetshëm, Stresi, Ti je vetvetja, je origjinali, je me karakter të fortë gjithmonë vetëm përpara dhe jam i bindur se edhe kësaj sfide do t’ia dalësh me sukses dhe krenari”, shkroi Syla në postimin e tij.

/Shqip.com