Lajme

Gjendet pa shenja jete një burrë në Rahovec

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Një mashkull është gjetur pa shenja jete në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, të premten në mëngjes. Policia njofton se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e tij, viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe se rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes”, njofton policia.

/Shqip.com