Art Jetese

Ky është aplikacioni më i keq për t’u përdorur para gjumit

Një anketë e kryer nga Sleep Junkie me 2.012 persona të rritur, tregoi sesi përdorimi i disa aplikacioneve pak para gjumit ndikon në cilësinë e gjumit.

Aplikacioni më shqetësues ishte TikTok, me shumicën (89%) të pjesëmarrësve që zgjoheshin duke u ndjerë të lodhur, krahasuar me një të katërtën (24%) të atyre që nuk kishin “trajtim elektronik” para gjumit.

Rritja e përdoruesve

Numri i përdoruesve të TikTok-ut është rritur nga 700 milionë në fillim të vitit 2020 në mbi një miliard sot.

Përdoruesve të TikTok-ut gjithashtu iu deshën më shumë se një orë më shumë se mesatarja për të rënë në gjumë dhe kaluan 14% të gjumit të tyre në fazën REM, që është gjysma e sasisë së rekomanduar për një të rritur të shëndetshëm, gjë që e bën Tiktok-un aplikacionin më të keq për përdorim para gjumit.

Sleep Junkie rekomandon që të mos përdorni asnjë pajisje elektronike për të paktën dy orë para gjumit për shkak të dritës blu që lëshojnë.

Drita blu stimulon trurin dhe zvogëlon prodhimin e melatoninës, duke i bërë njerëzit të ndihen më vigjilentë para gjumit, gjë që mund të çojë në shëndet të dobët fizik dhe mendor./Shqip.com