Sport Ndërkombëtar

Ky do të jetë numri i tifozëve për ndeshjen finale të “EURO 2020”

Trofeu i UEFA EURO 2020

Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Italisë do të përballen për finalen e EURO 2020 të dielen me fillim nga ora 21:00, shkruan Shqip.com.

Ndeshja do të zhvillohet në Londër, në stadiumin “Wembley” që ka kapacitet prej 90 mijë ulësesh.

Për shkak të masave për COVID-19, në stadium pritet të jenë të pranishëm rreth 65 mijë tifozë.

Shumica e tifozëve të pranishëm në stadium do të jenë anglez, ndërsa rreth 6600 bileta janë të ndara për tifozët italian.

Kjo është një shifër shumë më e lartë në krahasim me numrin e tifozëve të lejuar në ndeshjet e fazës së grupeve.

Në po të njëjtin stadium, gjatë fazës së grupeve, ishin lejuar 22.5 mijë tifozë, më pas në ndeshjen ndaj Gjermanisë ishin 45 mijë tifozë, ndërsa për finalen e këtij kompeticioni do të jenë 65 mijë tifozë./Shqip.com