Lajme

Ky do të jetë moti në ditën e Bajramit

Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas IHK-së vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu të karakterit frontal.

“Lokalisht edhe në vise tjera priten reshje të dendura shiu. Vende-vende mund të ketë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Erërat veriore do të kushtëzojnë ulje të ndjeshme të temperaturave”.

Reshjet e herëpashershme të shiut në Kosovë do të vazhdojnë lokalisht edhe gjatë natës, mëngjesit dhe ditës së shtunë.

Të shtunën në tërë rajonin na pret mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu. Në bregdet priten intervale të gjata kohore me diell.

Nga e diela stabilizim gradual i motit, por mbetet freskët. Temperaturat do të shënojnë rritje graduale./SHQIP.com