Rozë

Ky banor dëshiroi të largohej nga shtëpia, Luizi: Pse nuk e latë të ikte?

Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Valbona ishte ndjerë e mërzitur.

Ajo kishte tentuar ta bënte valixhen gati mirëpo banoret e kishin ngushëlluar dhe kishin qëndruar me të.

Luizi tha që Kiara i kishte thënë që u ndje shumë keq kur Valbona po përgatiste valixhen për të dalë nga shtëpia.

Ai shtoi se i kishte thënë Kiarës që duhet ta linin Valbonën të dilte, nëse ajo ka qenë dëshira e saj. Luizi shtoi se nuk i kupton ndonjëherë banorët.

Sipas tij, nga njëra anë mblidhen bashkë dhe ngulin këmbë që Valbona të mos dalë, e nga ana tjetër, e nominojnë të martën.

/Shqip.com