Sport Shqiptar

KV Skenderaj, një fitore larg titullit

Volejbollistet e Skenderajt janë një fitore larg titullit të kampionit të Kosovës.

Në serinë finale të plejofit, skuadra drenicase po udhëheq 2:0 ndaj Dritës së Gjilanit.

Me një tjetër fitore, Skënderaj siguron titullin e kampionit për të cilin po pret për disa vjet.

Fitoren e dytë Skënderaj e arriti të shtunën mbrëma para tifozëve të vet. Fitoi ndaj Dritës me 3:1 në sete. Setin e parë Skënderaj e fitoi me rezultat 25:19.

Në të dytin Drita reagoi duke e fituar 25:13. Por Skënderaj u kthye dhe me fitore 27:25 dhe 25:20 arriti suksesin e madh. Skënderaj ka pasur përkrahje të madhe nga tribunat.

/Shqip.com