Lajme

Kuvendi voton pro themelimit të Operës së Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Me 75 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë arritur të miratojnë Proprozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit të Operës së Kosovës, si institucion i shërbimit publik, njofton Shqip.com

Kështu bëri të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas votimit në të cilin morën pjesë 75 nga gjithsej 76 deputetë të pranishëm në sallë.

“Me 75 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës mori vendim për themelimin e Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik”, ka thënë Konjufca.

Ky miratim erdhi në pjesën e dytë të seancës së sotme plenare, pasi në votim të parë dështoi, pasi vetëm 53 nga gjithsej 63 deputetë të pranishëm vendosën të votonin këtë propozim.

Me këtë rast, seanca është shtyrë për në orën 15:30, që tashmë po vazhdon me pikat tjera të rendit të ditës. /Shqip.com