Lajme

Kuvendi voton, Abazi largohet nga dy komisione parlamentare

Haki Abazi, LVV
Haki Abazi, LVV

Me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, janë bërë disa ndryshime nëpër komisione parlamentare.

Kështu në bazë të ndryshimeve të bërë, deputeti Haki Abazi nuk do të jetë pjesë e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komsionit për Stabilizim-Asociim.

Zëvendësime pati edhe në komisione të tjera.

Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe diasporë deputeti Haki Abazi zëvendësohet nga deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni për kryetare.

Në Komisionin për Integrim Evropian deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni zëvendësohet me deputeten Fjolla Ujkani, nënkryetare.

Në Komisionin për Integrim Evropian deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni zëvendësohet nga deputeti Alban Bajrami.

Në Komisionin për Stabilizim Asociim deputeti Haki Abazi zëvendësohet nga deputeti Dimal Basha.

Në Komisionin për Stabilizim Asociim zëvendësanëtari Dimal Basha zëvendësohet nga Jeta Statovci.

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut deputeti Alban Bajrami zëvendësohet nga deputetja Arjeta Fejza.

Nga 62 vota, 53 ishin për, 0 kundër dhe nëntë abstenime.

/Shqip.com