Lajme

Kuvendi ulë pagën e Auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca

Auditorja e Pergjithshme, Vlora Spanca

Auditorja e Përgjithshme në Kosovë, Vlora Spanca, më nuk do ta ketë rrogën tre mijë e 800 euro.

Me 64 vota pro, deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e 22 nëntorit morën vendim që t’i zvogëlohet paga në dy mijë e 800 euro, shkruan Shqip.com.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se vendimi hynë në fuqi në ditën e miratimit.

“Propozim vendimin për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm e votuan 64 deputetë. Kuvendi e mori vendim që paga mujore prej 3 800 të jetë 2 800 euro dhe vendimi hynë fuqi në ditën e miratimit”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës

Spanca kishte kërkuar ulje të pagës për rreth 25 për qind gjatë raportimit të saj në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, në tetor të këtij viti.

Ajo kishte thënë se nisur nga standardet kërkoi uljen e pagës, në 2 mijë e 800 euro, nga tre mijë e 821 sa ishte në total duke përfshirë edhe shtesat.

“Marrë parasysh rrethanat e reja dhe standardet që jemi, kam menduar se do të ishte më e arsyeshme që paga e auditorit të jetë më e ulët për shkak se si zyre ne duhet të demonstrojmë shembull, dhe propozimi im ka qenë se jo një pagë më e lartë se dy mijë e 800 euro do të ishte e mjaftueshme. Uroj që të merret parasysh propozimi im, sepse ju jeni ligjvënës”, ishte shprehur ajo./Shqip.com