Lajme

Kuvendi të premten mbanë seancë solemne për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës, pritet që të mbajë një seancë solemne me rastin e shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kjo është  bërë e ditur nga Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Besnik Tahiri.

Tahiri njoftoi se edhe të enjten do të ketë edhe një seancë të rregullt të Kuvendit të Kosovës.

“U përcaktuan dy seanca shtesë; ajo e rregulltë e së enjtes dhe po ashtu një seancë solemne për nderë të 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ajo që dua të them është shumë e thjeshtë që Kuvendi i Kosovës, dinamikat e veta duhet t’i ngrisë, çështjet madhore për vendin janë duke na trokitur në derë duke përfshirë çështjen e marrëveshjes, mirëpo mbi të gjitha duke e përfshirë gjendjen e rëndë sociale e ekonomike në vend. Kosova po zbrazët derisa Qeveria po mrizon dhe është vendosur në një balon të vetin në diskutim për dialogun”, tha Tahiri.

Tutje, Tahiri tha se nesër shënohet dy vjetori i ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Tahirit, për dy vite qeverisje, vetëvendosja ka bërë vetëm fjalë dhe jo punë.

/Shqip.com