Lajme

Kuvendi të mërkurën vazhdon punimet e seancave të papërfunduara

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës përmes një postimi, ka njoftuar se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca konform kompetencave të tij kushtetuese dhe në konsultim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare ka vendosur që Kuvendi të vazhdoj punimet të mërkurën.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, nuk u mbajt në mungesë të kuorumit. Megjithatë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, konform kompetencave të tij kushtetuese dhe në konsultim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare vendosi që Kuvendi të vazhdojë punimet të mërkurën, më 24 maj 2023, në orën 13:00, me pikat e papërfunduara në seancat e kaluara”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com