Lajme

Kuvendi shkon përsëri në pauzë, diskutimet rikthehen pas iftarit

Kuvendi i Republikës së Kosovës
Kuvendi i Republikës së Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar për pauzë përsëri.

Ata kanë vendosur që debatin për dialogun me Serbinë ta vazhdojnë pas iftarit.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se debati për dialogun me Serbinë do të vazhdojë rreth orës 19:30 minuta.

Lidhur me këtë kërkesë janë pajtuar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës por jo edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Seanca e plenare e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohej për dialogun me Serbinë nis nga ora 10:00.

Gjatë tërë kohës sa po zhvillohej seanca ka pasur polemika midis pozitës dhe opozitës.

/Shqip.com