Lajme

Kuvendi rrëzon propozimin e Bashës për t’i dhënë Kosovës 50 mln euro ndihmë ushtarake

Seanca plenare e ditës së sotme ka zgjatur vetëm 21 minuta, pasi opozita me zhurmues në sallë bllokoi sërish punimet.

Kuvendi ka votuar kundër amendamentit të kryetarit të PD, Lulzim Basha për sigurinë kombëtare dhe rialokimin e 50 mln euro si ndihmë ushtarake për Kosovën.

Menjëherë pas kësaj Lulzim Basha u largua nga salla e Kuvendit së bashku me deputetët e tjerë të Partisë Demokratike.

Në seancë qëndruan vetëm deputetët e Rithemelimit dhe ata që mbështesin Gazment Bardhin. Por edhe prezenca e këtyre të fundit nuk shërbeu për gjë, pasi shumica parlamentare votoi e vetme projektligjet e rendit të ditës, edhe pse mes kaosit të shkaktuar nga deputetët.

Ndërkohë, teksa sot pritej të votohej ligji për kthimin e basteve online, me kërkesë të PS u ndërrua rendi i ditës dhe votimi u shty.

/Shqip.com