Kuvendi ratifikon një marrëveshje ndërkombëtare që mundëson kredi prej 60 milionë eurosh

Me 87 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka vendosur që ta votojë projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare me Hungarinë.
Implementimi i këtij projektligji Kosovës do t’i mundësojë kredi prej 60 milionë eurosh.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se me anë të ndryshimit të këtij amendamentit bëhet zgjatja e afatit të implementim dhe kthimit të kredisë.
“Me këtë projektligj krejt çka po bëhet është zgjatja e afatit të implementimit dhe kthimit për këtë kredi në mënyrë që të implementohen, për shkak se ka pasur ngecje. Me gjithë faktin se kredia ka qenë e ratifikuar nuk ka ecur asgjë tutje për këtë projekt”.
Sipas dispozitave ligjore, për çdo ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare duhen 80 vota. /Shqip.com