Lajme

Kuvendi për nëntë muaj për paga e mëditje shpenzoi mbi 4.6 milionë euro

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, gjatë ditës së sotme është diskutuar për mëditjet dhe pagat e Kuvendit të Kosovës.

Lidhur më këtë, Ismet Krasniqi sek tretar në Kuvendin e Kosovës është shprehur se për nëntë muaj për paga e mëditje u shpenzuan 4.6 milionë euro.

“Shpenzimet për nëntëmujorin e vitit 2022 për katër programet e lartcekura janë: 5.409.389,92 €, ose 55.92% e buxhetit vjetor dhe atë si vijon: Paga dhe shtesa shuma prej 4,677,839€ ose 67.73% e buxhetit vjetor; Mallra dhe shërbime 589,662.25€ ose 32.45 e buxhetit vjetor; Shpenzime komunale 130,898.19€ ose 65.45% e buxhetit vjetor; Subvencionet dhe transferet 9,780.44 ose 13.97% e buxhetit vjetor, dhe Shpenzimet kapitale 1,210€ ose 0.18% e buxhetit vjetor”, ka thënë Kraniqi para antarëve të Komisionit.

Më tutje Krasniqi është shprehur se aktualisht janë ne pritje të raportit të Komisionit të pranimit për projektin Krijimi i Qendrës së të Dhënave me një pagesë rreth 150,000€.

/Shqip.com