Lajme

Kuvendi nuk  voton projekligjin për pagën minimale

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës me 51 vota pro, 5 vota kundër   nuk ka arritur që të votoj Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Lidhur me këtë projektligj në Kuvend gjatë ditës ka pasur diskutime të shumta nga ana e deputetëve.

Fillimisht Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka prezatuar para deputetëve Projektligjin për Pagën minimale.

Murati para deputetëve tha se projektligji ndër të tjera mundëson që Ministri i Finanacave të vendosë për rritjen e pagës pa pasur nevojë që të vendoset në këshillin ekonomiko-social.

Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se si PDK nuk do ta votojnë këtë projektligj, për arsye se ky projektligj duhet analizuar shumë.

Sipas Lushtakut, Vetëvendosja e ka harruar dialogun social me të ardhur në pushtet.

Abdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur se ky është njëri ndër projektligjet më absurde.

Sipas Hotit kjo nuk mund të bëhet pa një diskutim me të gjithë nga ana e Qeverisë. Në një sistem demokratik kërkohet arritja e dakordimit ka thënë Hoti.

Bekë Berisha nga AAK-ja është shprehur se AAK-ja nuk do ta votojë projekligjin nëse nuk ka ndryshime

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahri ka thënë se Qeveria mund të përballet me protesta në rast se nuk ndryshon projektligji për pëgën minimale që përfshinë edhe veteranët.

Po ashtu Në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përplasje midis Hisen Berishës dhe Haki Abazit në momentin që Berisha po diskutonte me Glauk Konnjufcën për çështjen e veteranëve.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj ka hedhur akuza në drejtim të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës duke thënë se AAK e ka shumëfishuar numrin e veteranëve.

Ndërsa, deputetja Kadrijaj në replikë i sugjeroi Rexhajt që t’i paraqes në Prokurori emrat e atyre që mendon se janë veteranë të rrejshëm./Shqip.com