Lajme

Kuvendi nuk miraton marrëveshjen ndërkombëtare për asistencë sociale

Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë Marrëveshjen e financimit mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë.

75 deputetë kanë votuar për, tetë kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar.

“Me 75 vota për dhe tetë kundër dhe asnjë absnetin, konstatoj se Kuvendi nuk e miraton këtë marrëveshje”, u shpreh kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka votuar kundër, ndërkaq Lista Serbe nuk ka marrë pjesë në votim./SHQIP.com