Lajme

Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës do ta mbajë nesër sërish seancë të jashtëzakonshme.

Seanca pritet të fillojë në orën 15:00 me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,

4. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,

5. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,

7. Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,

8. Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,

9. Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim.

Ilustrim

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur të hënën më 24 janar seancë të jashtëzakonshme lidhur me paralajmërimet për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike.

Seanca ishte thirrur me kërkesë të partive opozitare: Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ku për qëllim kishin të miratohej një rezolutë, që do të bënte thirrje për parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Miratimi i rezolutës ishte shtyrë për të mërkurën më 26 janar, për shkak të mungesës së kuorumit.

Kjo rezolutë ka dështuar të miratohet në Kuvendin e Kosovës pasi vetëm 30 deputetë kishin marrë pjesë në votim që nuk mjaftojnë për të marrë vendim.

Në votim nuk morën pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Vetëm 30 deputetë kanë marrë pjesë në votim, kështu që nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për vendimmarrje”, tha Bogujevci./Shqip.com