Lajme

Ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës, nuk dihet kur do të vazhdojë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se seanca për ditën e sotme nuk do të vazhdojë.

Deri sa Konjufca tha se seanca për sot duhet të ndërpritet, veteranët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës po qëndrojnë ende në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Ata gjatë tërë ditës, kanë qëndruar në oborrin e Kuvendit të Kosovës duke kërkuar që Qeveria të reflektojë sa i përket ligjit për pagën minimale.

Gjatë ditës së nesërme pritet të ndodhë midis Kryeministrit Kurti, Hekuran Muratit dhe përfaqusëve të organizatave të dala nga lufta./Shqip.com