Lajme

Kuvendi miratoi në parim ndryshim-plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parimi ndryshim-plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial.

Me 63 vota për dhe 16 kundër, Kuvendi ka votuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e kishte paraqitur para deputetëve të Kuvendit Projektligjin për KPK-në seancën e 7 prillit.

Haxhiu ka thënë se me miratimin e plotësim-ndryshimeve të reja, ky këshill do të ketë përbërje të re.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës do të ketë një përbërje të re, me prokurorë dhe joprokurorë. Por, proporcioni, apo dallimi në numra në mes të anëtarëve prokurorë dhe atyre joprokurorë do të jetë një. Fillimisht përbërja e re do të ketë dy anëtarë nga prokuroritë themelore, qoftë nga Prokuroria e Apelit apo Speciale dhe Kryeprokurorin e Shtetit sipas detyrës zyrtare.”, kishte shpjeguar Haxhiu.

Ajo kishte kritikuar përbërjen aktuale të Këshillit Prokurorial, për të cilin ajo tha se ka qenë i ndikuar nga grupet e interesit dhe politika./Shqip.com