Lajme

Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme, diskutohet për masat emergjente për furnizim me energji

Kuvendi i Kosovës

Gjatë ditës së nesërme, Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Në këtë seancë e cila nis nga ora 10:00 pritet të diskutohet për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë nga Qeveria e Kosovës.

Në anën tjetër, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli nuk e ka përjashtuar mundësinë që rritja e çmimit të energjisë elektrike të rritet pas uljes së temperaturave.

Më tutje Rizvanolli ka arsyetuar propozim-vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji elektrike edhe për 30 ditë.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, zgjatja e këtij afati është bërë duke u bazuar në kërkesat e aplikantëve.

“Zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e aplikantëve, të cilët kanë aplikuar në Fazën 1 dhe të cilët në mungesë të kapaciteteve të kompanive për liferim/montim të pajisjeve, e kanë të pamundur që të kryejnë procedurat e parapara brenda afatit të paraparë për aplikim në Fazën 2”, thuhet në njoftimin e ME-së.

Po ashtu, disa javë më parë, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka prezantuar masat për subvencionimin e efiçiencës së energjisë për qytetarët.

Sipas Rizvanollit, nga këto masa do të përfitojnë rreth 10 mijë familje, e thekson se do të kursehen rreth 12 milionë euro.

/Shqip.com