Lajme

Kuvendi mban sot dy seanca, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në dy seanca plenare.

E para që është planifikuar të nisë në ora 10:00 në të vërtetë është vazhdim i pikave të papërfunduara të seanca të kaluara si pasojë e mungesës së kuorumit, duke përfshirë edhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ndërsa seanca tjetër do të fillojë nga ora 11:00.

Seanca plenare – rendi i ditës

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-150 për ratifikimin e Traktit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-103 për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave  dhe skemën e grantit të bazuar në performancë,

Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike./SHQIP.com