Lajme

Kuvendi mban seancë sot, mbyll sesionin pranveror

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten seancë, për të vazhduar pikat e papërfunduara nga seanca e kaluar.

Seanca do të mbahet duke filluar nga ora 10:00.

Me këtë rast, do të mbyllet edhe sesioni pranveror.

Në rend të ditës janë tri pika: Votimi i Raportit me Rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare, Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me problemet e evidentuara në NP KOSTT Sh.A, Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit./SHQIP.com